Cristiano Ronaldo raportohet se i është ofruar Barcelonës, pasi Juventusi synon të ulë faturën e tyre të pagave gjigande, të cilat kryesohen nga portugezi.
Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, e ka dhënë këtë lajm të largimit të Ronaldos nga Juventusi përmes një postimi në Twitter.
Sipas tij, ish-ylli i Real Madridit i është ofruar shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.
“Juventus dëshiron të heqë qafe pagën e tij, ai është ofruar kudo përfshirë edhe te Barcelona”, ka thënë ndër tjerash Balague.