Dy automjete në Pejë janë përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë, ato kanë qenë të parkuara në trotuar afër shtëpisë.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Rr. Mbreti Zog- Pejë 18.12.2023-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë përfshirë dy automjetet e tij me targa civile të parkuara në trotuar afër shtëpisë. Njësiti zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.