Kandidati për president në SHBA, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me Kamala Harris në krahun e demokratëve.
Kamala Harris, që garoi vetë kundër Biden në zgjedhjet e brendshme të demokratëve, do të jetë zëvendëspresidente në rast se Biden fiton zgjedhjet
“Kam vendosur që Kamala Harris është personi më i mirë që të më ndihmojë në garën kundër Donald Trump dhe Mike Pence dhe më pas që të drejtojë këtë shtet prej janarit 2021”, tha Biden.
Harris, 55 vjecare, është vetëm gruaja e tretë që kandidon për zëvendës presidente prej një partie të madhe.