Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të enjten e ka nominuar diplomatin Christopher Hill për ambasador në Serbi.
Ai u larguar nga shërbimi i jashtëm që nga viti 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak. Gjatë karrierës së tij, ai kishte ndihmuar në negociatat për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Bosnje Hercegovinë në vitin 1995.
Po ashtu ishte edhe kryesues i delegacionit amerikan që në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende të botës kishin për qëllim të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë nga programi i tyre bërthamor.
Hill ishte ambasadori i Amerikës në Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Kore të Jugut si dhe ishte i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W. Bush.
Po ashtu ai aktualisht është një profesor në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia, shkruan AP.