Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Kurti ku i doli në mbrojtjes Ministres së Jashtme Donika Gërvalla, për deklaratat e saj për UÇK-në.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti sapo na tregoi që jo vetëm Donika Gërvalla por Qeveria është anti UÇK.
“Albin Kurti sapo tregoi që nuk është vetëm Donika Gërvalla. Është qeveria Kurti, qeveri anti-UÇK. Prandaj i doli në mbrojtje Donika Gërvallës” shkruan Krasniqi në Facebook.