Ndonëse emri i tij u përfol si një nga ministrat e mundshëm të Qeverisë Kurti 2, Haxhi Avdyli nuk arriti që të marrë postin e të parit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Përkundër kësaj, deputeti i Listës ‘GUXO’, ka rehatuar në këtë dikaster kushëririn e tij të afërt, Emrush Avdyli.
Gazeta ka mësuar se Avdyli ka marrë pozitë në zyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Arsim Berisha.
E këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku në fotografinë e publikuar shihet bashkë më zëvendësministrin Berisha.
“Punë të mbarë”, ka shkruar Avdyli në përshkrimin e fotografisë e cila shihet se është realizuar në një nga zyrat e MSH-së.
Kujtojmë se nga opozita e atëhershme që tash qeveris me vendin, është kritikuar mjaft shumë numri i madh i të punësuarve në Qeveri, sidomos privilegjet e zëvendësministrave, të cilëve u garantohej një staf i gjerë.