Në derën e kishës së kontestuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është vendosur një mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”.
Ende nuk dihet autori i këtij mbishkrimi, por që ky veprim vjen si revoltë pas liturgjisë së mbajtur nga serbët dje në këtë kishë, shkruan Reporteri.net.
Serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.
Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.
Reklamë
Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.