Përderisa në komunën e Deçanit ende vazhdon të jetë situata e rënduar pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve, kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, ende nuk iu është mbushur mendja të kthehet në Kosovë, shkruan Insajderi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës disa ditore në Greqi, ku qëndroi në hotelin super luksoz “Grand Resort Lagonissi” në Athinë, ka vendosur që të vazhdojë turin evropian me një vizitë në jug të Francës, konkretisht në festivalin e filmit në Cannes.
Lajmin e ka konfirmuar producentja amerikane, Kathleen McInnis, e cila njoftoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, do të jenë prezent nesër në Cannes, në shfaqjen e filmit të shkurtër “Pa Vend” (anglisht. Displaced) të Samir Karahodës, shkruan Insajderi.
“Pa vend” nga Samir Karahoda, nesër do të ketë prezent dy mysafirë shumë të veçantë në përkrahje të filmit. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe Qëndrim Gashi, ambasadori i Kosovës në Francë” – shkroi McInnis në llogarinë e saj në Facebook.
Cannes Film Festival 2021 postponed due to coronavirus pandemic
Kujtojmë që filmi “Pa Vend”, i regjisorit Samir Karahoda është pjesë e festivalit të Cannes, në kategorinë e filmave të shkurtër.
Filmi pasqyron Kosovën e pasluftës, ku dy lojtarë vendas, të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur, enden nga një vend i errët në tjetrin duke mbajtur me vete posedimin e vetëm të klubit: tryezat e tyre.