• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Jepet fjala përfundimtare në rastin ku Ramiz Lladrovci po kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim Xhavit Drenori

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, të martën është mbajtur seanca gjyqësore për rastin ku kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim nga ish-asamblisti i kësaj komune, Xhavit Drenori, në emër të shpifjeve dhe fyerjes.

02/03/2021 - 19:12:26
Jepet fjala përfundimtare në rastin ku Ramiz Lladrovci po kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim Xhavit Drenori

Paditësi Lladrovci po pretendon se i padituri Drenori, më 16 shtator 2017, në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka postuar një shkrim në të cilin ndër të tjera thuhet: “Bizneseve të Drenasit u’a kthen shpinën duke i dënuar e shantazhuar (sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”, për të cilin thotë se është i natyrës tendencioze dhe ka për qëllim dëmtimin dhe denigrimin e imazhit të tij.

Lidhur me këtë çështje kontestimore, në seancën e së martës, me vendim të gjykatësit Jeton Krasniqi, pas mbajtjes së seancës përgatitore është kaluar në seancë kryesore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

Kështu, pas leximit të provave, në fjalën e tij përfundimtare, i autorizuarit i paditësit, avokati Florim Shefqeti deklaroi se qëndrojnë në tërësi pranë deklarimeve të bëra, duke pretenduar se në tërësi është vërtetuar që kërkesëpadia e paditësit është e bazuar.

I njëjti ka kërkuar nga gjykata që padia në fjalë të aprovohet në tërësi, të detyrohet i padituri që ta largoj shkrimin e publikuar në profilin e tij në “Facebook” dhe të kërkojë falje për veprimet e kryera.

Kurse në emër të shpenzimeve procedurale, avokati Shefqeti tha se kërkojnë shumën e përgjithshme prej 478 euro.

Në anën tjetër, i autorizuari i palës së paditur, avokati Gazmend Halilaj deklaroi se administrimin e provave nuk është provuar asgjë, pasi sipas tij nuk kishte asnjë provë kredibile apo të siguruar në mënyrë të ligjshme, meqë tha se u administruan disa fotokopje të bëra nga rrjetet sociale, e që sipas tij në asnjë formë nuk i dihet origjina e tyre.

I njëjti pretendoi se jo vetëm qe s`ka shpifje dhe fyerje, por nuk ka asnjë lloj pasoje sepse dëmi duhet të jetë i matshëm apo i provueshëm dhe se padia ishte bërë para një fushate zgjedhore, ku palët ndërgjyqëse ishin kundër kandidatë për kryetar komune.

Kështu, avokati Halilaj kërkoi nga gjykata që padia dhe kërkesëpadia të refuzohet si e pabazuar, pasi është e vetmja në nivel vendi që bëhet në këtë bazë apo këtë forme, duke i propozuar gjithashtu që të paditurit t’ia njoh dhe shpenzimet e procedurës të krijuara pa fajin e tij, në shumën e përgjithshme prej 478 euro.

Ndryshe, gjatë seancës përgatitore të së martës, gjykatësi Jeton Krasniqi e ka obliguar të autorizuarin e palës paditëse, avokatin Florim Shefqeti, që në afatin prej 3 ditësh t’i sjell llogaritë bankare të Shoqatës së Pensionisteve si dhe Shoqatës së të Verbërve, nën kërcënimin e pasojave ligjore.

Këtë obligim gjykata e ka dhënë pasi avokati Shefqeti, gjatë kësaj seance, kërkoi nga gjykata që mjetet e kompensimit të dëmit të barten në emër dhe llogarisë së Shoqatës së Pensionistëve dhe Shoqatës së të Verbërve të Kosovës.

Avokati Shefqeti ka propozuar dhe nxjerrjen e provës përmes ekspertizës nga ana e psikologut, me detyrat që të bëjë vlerësimin e ndikimit të veprimeve, publikimeve të të paditurit në raport me të gjitha bazat për kompensimin e dëmit material dhe jo material që përcaktohen përmes Ligjit nga Marrëdhënia e Detyrimeve, si dhe nxjerrjen e ekspertizës financiare, detyrat e të cilit do të ishin caktimi i vlerës, lartësisë për kompensim lidhur me dëmin material dhe dëmin jo material.

Një propozim të tillë e ka kundërshtuar i autorizuari i palës së paditur, avokati Gazmend Halilaj, duke propozuar që të refuzohet si i pa bazuar, pasi tha se me nxjerrjen e këtyre ekspertizave nuk do të provohet asgjë.

Më pas, gjykata mori vendim me të cilin u refuzua nxjerrja e provës së psikologjisë dhe financiare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Krasniqi tha se vlerësimin e dëmit si në padi e bënë gjykata në bazë të bindjes së lirë dhe jo eksperti financiar, ndërsa faktin se ka pasur apo jo dhimbje shpirtërore dhe dëme tjera të shkaktuara me publikimin e të paditurit, tani e shume vite është krijuar praktika gjyqësore që këtë të vlerësoj vetëm gjykata, pa pasur nevojë të marr mendimin e psikologut.

Gjykata ka refuzuar dhe propozimin e të autorizuarit të paditurit, avokatit Halilaj, për dëgjimin e dëshmitari Blerim Gjinovci, sepse në baze të referatit të padisë, askund nuk është përmendur se i njëjti është shantazhuar nga paditësi dhe se rrethanat për të cilat propozoi të dëgjohet ky dëshmitar, bazuar në përshkrimin se si është larguar nga Kuvendi Komunal, nuk kanë të bëjnë me shantazhin.

Ky propozim u kundërshtua nga avokati Halilaj, me arsyetimin se rrethanat në të cilat është propozuar të dëgjohet dëshmitari nuk kanë të bëjnë me objektin e kësaj padie, respektivisht deklarimeve të të paditurit se i padituri ka shantazhuar dhe mashtruar, sepse këto deklarime tha se hyjnë në fushën penale, ku ekziston prezumimi i pafajësisë.

I pranishëm në shqyrtim ishte dhe i padituri Xhavit Drenori, i cili pas inkurajimit nga ana e gjykatës për arritjen e një marrëveshje gjyqësore mes tij dhe paditësit, deklaroi se e ndien vetën të pastër në këtë situatë dhe se ka dëshmitarë të cilët vërtetojnë se kanë qenë të shantazhuar, duke mos shprehur kështu vullnetin për arritjen e një marrëveshjeje.

I njëjti tha se ende nuk e ka larguar postimin e tij nga rrjeti social “Facebook” dhe se do e tërheq vetëm me vendim të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas padisë së 18 shtatorit 2017, i padituri Xhavit Drenori, më 16 shtator 2017, në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka postuar një shkrim në të cilin ndër të tjera thuhet: “Bizneseve të Drenasit u’a kthen shpinën duke i dënuar e shantazhuar (sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”, i cili shkrim është publikuar edhe në disa portale kryesisht të nivelit lokal.

Sipas paditësit Ramiz Lladrovci, një shkrim i tillë është i pa bazuar, sepse i njëjti nuk ka asnjë rast përmes të cilit në çfarëdo forme është ftuar në cilësinë e të dyshuarit potencial apo të akuzuarit, për veprime të tilla të cilat janë të sanksionuara me nenin 341 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në padi thuhet se deklarimet e tilla janë të natyrës tendencioze dhe kanë për qëllim dëmtimin dhe denigrimin e imazhit, aq më tepër kur i padituri e ka ditur ose është dashur të dijë se deklaratat e tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara dhe për rrjedhojë dëmtojnë reputacionin e tij si kryetar të Komunës.

Sipas padisë, deklarimet e tilla nga ana e të paditurit sanksionohen me dispozitat e Ligjit kundër shpifjes dhe fyerjes.

Tutje, thuhet se me deklarimin e këtyre shpifjeve me të dhëna të pavërteta, paditësi ka pësuar dëme për shkak të dëmtimit të reputacionit, aq më pak kur ishin në prag të fillimit të fushtës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku i njëjti ishte certifikuar si kandidat për kryetar të komunës.

Në bazë të këtyre të cekura më lartë, paditësi Lladrovci ka kërkuar nga gjykata që të merr aktgjykim me të cilin detyrohet i padituri Drenori që t’ia kompensojë dëmin material dhe jo material, të cilin e ka pësuar me rastin e publikimit të pavërtetave si në referim të padisë, duke paguar 5 mijë euro për shkak të cenimit të vlerave jo materiale, përkatësisht rrezikimit të ekzistencës materiale, dhe 5 mijë euro për shkak të dëmtimit të reputacionit nga publikimet e pavërteta në llogarinë e tij në “Facebook” dhe portale.

Sipas kërkesës së paditësit, të gjitha këto shuma të paguhen me kamatë prej 8%, të llogaritura nga dita e ngritjes së padisë e deri në ditën e pagimit të tyre, si dhe pagesën e shpenzimeve të procedurës kontestimore brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të aktgjykimit, me kërcënim të përmbarimit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
20
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
27
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
Jo vetëm Melisa edhe kjo protagoniste e “Përputhen” do të lansojë një këngë

Jo vetëm Melisa edhe kjo protagoniste e “Përputhen” do të lansojë një këngë

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi