Kryeministri japonez, Shinzo Abe, në post që prej fundit të vitit 2012, njoftoi sot qëllimin e tij për dorëheqje për shkaqe shëndetësore.
Ai është prekur nga një sëmundje inflamatore intestinale, që e kishte detyruar edhe më parë të linte pushtetin në vitin 2007.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit”, deklaroi Abe, në një konferencë shtypi duke shtuar se ishte përballur me një rikthim të ish-sëmundjes së tij kronike, kolit ulcerativ.
“Do të vazhdoj të përmbush funksionet e mia deri në emërimin e një kryeministri të ri”,