Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.
Pas dorëheqjes të Bedri Hamzës nga posti i ministri në detyre të Financave, Haradinaj e ka emëruar Rafunën ministër në detyrë të kësaj ministrie.
Vendimi do të zyrtarizohet në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë.
Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish-ministri Bedri Hamza.
Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.