Rreshteri Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Në Dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Klan Kosova, janë bërë të ditura detaje nga ekzekutimi i Muhamed Likës, si dhe detaje nga funksionimi i grupit kriminal që kreu vrasjen në Kaçanik.
Sipas Prokurorisë, polici i ndjerë ishte përcjellë në vazhdimësi nga të dyshuarit derisa është futur në objektin e ndërtesës, e më pas nga mbrapa i mituri ka shkuar dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, transmeton Klankosova.tv.
Pas kryerjes së aktit, i pandehuri Diamanti ka ndihmuar të miturin Rejhan të largohet nga vendi i ngjarjes kurse i pandehuri Haki Bela rreth 14 minuta mbrapa vrasjes shkon në vendin e ngjarjes ndërsa pas dy minutave largohet, transmeton Klankosova.tv
i pandehuri Diamant Gashi përmes telefonin kishte kontaktuar të pandehurin Haki Bela dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë më ushqim dhe gjëra të tjera të miturit Rejhan Bela.
“I mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit “Dukagjini”, ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri Haki Bela i cili e përcjell zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar prapa pas kryerjes së veprës penale nga i mituri Rejhan rreth 14 minuta prapa vije nga afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar”, shkruhet në dosjen e prokurorisë.