Një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ndërsa, një tjetër polic është plagosur.
Rasti ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Por, si ndodhi rasti:
Telegramisot merr vesh nga burimet në teren se të ura e fshatit Banjskë të Zveçanit, serbët i kishin vendosur dy kamiona,për ta bllokuar rrugën.
Me të marrë këtë informacion, Policia ka shku në vendin e ngjajres dhe aty janë sulmuar me armë të kalibrit të rëndë, nga bandat kriminale serbe.
Ku për pasojë i vrarë ka mbetur shefi i ndërrimit, A. B dhe një tjetër është plagosur. Telegramisot