• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja si i e lidh Serbia – Kosovën me trazirat e saj të brendshme?

28/02/2025 - 08:51:18
Ja si i e lidh Serbia – Kosovën me trazirat e saj të brendshme?

Derisa protestat e udhëhequra nga studentët vazhdojnë të tronditin Serbinë, autoritetet e këtij vendi kërkojnë dikë për të fajësuar. Shënjestër e tyre, prej kohësh, është bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por Qeveria e tij i quan të pabaza pretendimet.

“Askush nuk i gëzohet nxitjes së konflikteve në Serbi më shumë se Kurti dhe ustashët”, tha në dhjetor të vitit të kaluar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe një ish-organizate fashiste kroate.

Lexo më shumë

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e  datës së zgjedhjeve

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

June 3, 2025
125
Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video

Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video

June 3, 2025
25

Atëkohë, protestat e studentëve në Serbi po merrnin hov.

Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë vazhdojnë ende të mblidhen nëpër qytete të ndryshme të këtij vendi, për të kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku, nëntorin e kaluar, nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit vdiqën 15 persona.

Po në dhjetor, Kurti, gjatë një vizite në Kroaci, u pyet për protestat e studentëve në Serbi, për të cilat la të kuptohet se ka mirëkuptim, por nuk shprehu mbështetje për “nxitjen e konflikteve”, siç pretendoi Vulin.

“Sistemi i krijuar në Serbi nuk beson në pluralizmin politik, nuk ka sundim të ligjit, prandaj kemi protesta kaq të ashpra studentore”, tha mes tjerash Kurti më 13 dhjetor.

Po atë ditë, portali Informer në Serbi, i njohur për narrativë kundër Kosovës, publikoi një artikull me titull: “Albin Kurti mbështet protestat e ‘studentëve’ në Beograd: Terroristi shqiptar mbështet me gjithë zemër shkatërruesit e Serbisë”.

Pretendime të ngjashme bëri këtë muaj edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ekziston një koalicion i qartë interesash që lidh Albin Kurtin dhe sponsorët e protestave antishtetërore në Serbi”, tha Petkoviq më 16 shkurt, pa specifikuar se për cilët ‘sponsorë’ e ka fjalën dhe pa sjellë ndonjë provë për pohimet e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë serbë i kanë akuzuar vazhdimisht studentët protestues se bëjnë përpjekje “për të përmbysur pushtetin”.

Ata i kanë etiketuar protestuesit si “mercenarë të huaj”, “banditë” dhe “huliganë”, ndërsa kanë fajësuar edhe “shërbimet e Perëndimit” për ndërhyrje.

Çka thotë Qeveria e Kosovës?

Për zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, akuzat e tilla “janë manifestim i një pushteti autokratik, që shkakun e problemeve të brendshme dhe shfajësimin e tij synon ta gjejë e ta bëjë tek aktorët e jashtëm, ashtu që të mos kërkohet përgjegjësia”.

Sipas tij, Serbia është “i vetmi shtet në rajon me të kaluar të dëshmuar të ndërhyrjeve dhe nxitjeve të çështjeve të brendshme në shtetet fqinje”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha, ditë më parë, se “Serbia e akuzon Kosovën se mbështet protestat në Serbi, pa bazë dhe pa ofruar ndonjë provë”.

Rohde e akuzoi vetë Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.

Deklarata të ngjashme bëri edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau.

“Këto janë metoda e praktika të Serbisë autokratike, jo të Republikës së Kosovës që është demokratike”, thotë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Çka thonë vëzhguesit?
Vëzhguesit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi thonë se autoritetet serbe, duke bërë akuza kundër Kurtit, përpiqen ta manipulojnë opinionin vendor dhe ta zhvendosin vëmendjen nga zhvillimet e brendshme.

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në Prishtinë, thotë se pretendimet e zyrtarëve serbë janë “përpjekje për të gjetur armiq të jashtëm për problemet e brendshme”.

“Kjo nuk është asgjë e huaj për regjimet populiste dhe autokratike çfarë e ka sot Serbia”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se pretendimet e tilla të zyrtarëve dhe mediave serbe nuk janë më të besueshme për opinionin në Serbi.

“Kjo me Kurtin aktualisht nuk funksionon, madje as kur e përmendin në media si një argument serioz. Përveç për ata që i besojnë verbërisht Vuçiqit”, thotë Janjiq.

Studentët protestues në Serbi këmbëngulin se janë të pavarur, ndonëse në disa protesta të tyre janë parë edhe pjesëtarë të organizatave dhe partive djathtiste që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Janjiq shpreh bindjen se edhe ajo shumicë e qytetarëve që e mbështesin Vuçiqin, me besimin se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet, është duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë.

A ka rrezik për incidente të mundshme në Kosovë?
Dy analistët pajtohen se akuzat e zyrtarëve serbë ndaj Kurtit nuk kanë bazë reale, por nuk ndajnë mendimin se situata e sigurisë në Kosovë mund të cenohet nën dirigjimin e autoriteteve serbe.

Peci thotë se sjellja e zyrtarëve serbë sinjalizon se ata po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen e opinionit të brendshëm, duke e orientuar drejt Kosovës.

Në këtë kontekst, ai thotë se nuk mund të abstrahohen rreziqet për situatën e sigurisë në Kosovë, sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe.

Ai thotë se rreziku për nxitje të incidenteve në këtë zonë edhe ashtu të trazuar, është real. /REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e  datës së zgjedhjeve
Lajme

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

June 3, 2025
125
Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video
Lajme

Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video

June 3, 2025
25
A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën  Shqipëri – Serbi?
Lajme

A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën Shqipëri – Serbi?

June 3, 2025
6
“Bomba” e çon në këmbë Gjakovën
Lajme

“Bomba” e çon në këmbë Gjakovën

June 3, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Aksion i madh i policisë së Kosovës kundër drogës dhe krimeve kibernetike

June 3, 2025
9
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
12
Next Post
Skandaloze: Gjykata Speciale pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive

Skandaloze: Gjykata Speciale pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive

Më të fundit

  • Osmani i fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve
  • Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video
  • A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën Shqipëri – Serbi?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi