• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja si e bëri Albin Kurti vetën lider të përhershëm të LV-së?

22/09/2022 - 19:32:02
Konfirmohet: VV-ja po investon në rrjetet sociale, janë hapur shumë llogari të rreme

Vetëvendosje u nda në dy pjesë, sepse Kurti donte të bëhej sërish kryetar, e bashkëpunëtorët e tij thoshin se ishin marrë vesh ndryshe. Kjo ishte pengesa e parë e mënjanuar. LV-ja s’lejonte që kryetari të ishte edhe Kryeministër. Edhe për këtë, u ndërrua statuti. Tani Kurti, përveçse asnjë kundërkandidat, nuk ka asnjë zë kundër dhe asnjë pengesë. Lëvizja është pakontestueshëm e tij.

Këtë muaj finalizohen zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilat, në fakt, anëtarët s’kanë hapësirë për zgjedhje. Në shumicën e niveleve, ka vetëm nga një kandidat për pozitë. Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të partisë.

Lexo më shumë

113 vjet nga Masakra e Ferizajt – Kujtesë për tre martirët e familjes Eshrefi dhe mijëra shqiptarë

113 vjet nga Masakra e Ferizajt – Kujtesë për tre martirët e familjes Eshrefi dhe mijëra shqiptarë

October 21, 2025
249
Policia serbe e  bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc  

Policia serbe e bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc  

October 21, 2025
26

Në përçarjen e madhe të LV-së në fundin e vitit 2017, problemi kryesor i thënë publikisht ishte se Kurti kishte ambicie për t’u bërë edhe njëherë kryetar i partisë, ndonëse brenda kishin vendosur që Lëvizja e tyre të mos kishte lider të përhershëm. Në njërën anë ishin ata që besonin se Kurtit duhej t’i lejohej rikandidimi. Shumica e bashkëpunëtorëve më të afërt të Kurtit, përfshirë kryetarin Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti e Dardan Sejdiu e lanë partinë.

Kurti me ata që iu binden s’po hiqte dorë nga ardhja e tij në krye të partisë. Atëherë, LV-ja, akoma nuk e kishte provuar pushtetin.

Glauk Konjufca, për të cilin është thënë se edhe kur ndodhi ndarja e madhe e partisë, në diskutimet e brendshme ai s’pajtohej me Kurtin, dje e rikujtoi kohën e largimit të bashkëpartiakëve.

Konjufca nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm para një muaji dhe rralloi paraqitjen krah Kurtit, por dje zbarkoi fuqishëm për “Skype” në një mbledhi të LV-së.

“Kur në vitin 2017, një grup që doli nga Vetëvendosja, thonin se ‘Albinin po e do gjithë Kosova, por nuk bën të jetë kryetar i VV-së’, unë qeshja me ta dhe ua shtroja një pyetje të thjeshtë: Si është e mundshme që nuk qenka i përshtatshëm për kryetar të VV-së, një person i cili del më i votuari në Kosovë, një person i cili është më i dashuri për popullin e Kosovës, dhe në mesin e figurave politike, ai që e ka mbështetjen më të gjerë në mesin e qytetarëve tanë” tha Konjufca“, tha dje Konjufca i virtualisht nga Tirana.

Ndërrimi i statutit për Kurtin me shumë pozita

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Liderët nëpër botën demokratike sigurojnë zgjerimin e pushtetit kryesisht me ndryshime kushtetuese. Kurti ndryshoi “kushtetutën” e partisë, për t’iu mundësuar pushteti i dyfishtë.

Në vitin 2019, Vetëvendosje fitoi zgjedhjet për të parën herë dhe Kurti ishte kandidati i saj për Kryeministër. Ai tashmë ishte rizgjedhur në krye të LV-së, pas dorëheqjes e më pas largimit nga partia të kryetarit Visar Ymeri.

Pra Kurti ishte zgjedhur për të dytën herë kryetar, por statuti i LV-së, nuk lejonte që kryetari i partisë të ishte njëkohësisht edhe kryeministër.

Pa i ardhur koha që të zgjidhej Kryeministër, LV-ja nisi procedurat për ta ndryshuar statutin, dhe në nëntor të 2019-ës, ai u ndryshua. Kryetari Kurti nisi qeverisjen me vendin pak muaj më vonë.

Kurti për mandatin e radhës

Tashmë Kurti i ka zgjidhur problemet me statutin dhe me anëtarët që kanë mundur t’i dalin kundër.

Zgjedhjet e brendshme përfundojnë këtë të diel dhe Kurti ka shpalosur platformën e tij për mandatin e ardhshëm.

Procesin zgjedhor në LV, të cilën Kurti e vetëshpalli si më demokratiken, teorikisht, u tha se i lejohej secilit që kishte ambicie të merrte pjesë në zgjedhje. Praktikisht, në javët e kandidaturave, shumë anëtarë të VV-së u ankuan se po eleminohen nga gara, prej një grupi të qendrës së partisë. Janë përmendur kryesisht emrat e zëvendësit të Kurtit, Besnik Bislimi dhe koordinatores Dejona Mihali.

Ndërkaq Kurti u fliste anëtarëve për barazinë në LV, ku, sipas liderit, rëndësia e tij është e barabartë me të secilit anëtar.

“E unë jam zgjedhur që të jem bartës, së bashku me ju e në mesin e të barabartëve, i të gjitha këtyre ndryshimeve demokratike që po i bëjmë edhe të tjerat të cilat do t’i bëjmë në të ardhmen”, tha Kurti ndër të tjera, kur po fliste për Lëvizjen e tij.

Në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një muaj më parë, Kurti mbajti një fjalim të gjatë, përmes të cilit çoi fjalë për shumëkënd, edhe për bashkëpartiakët.

Albin Kurti, me shokë, themeloi Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2004. Kjo organizatë mori pjesë për herë të parë në zgjedhje, në vitin 2010, duke u kthyer në parti politike.

Në zgjedhjet e vitit 2017, ajo dyfishoi numrin e deputetëve, duke u bërë Grupi Parlamentar më i madhi në Kuvend, me 32 deputetë, pasi koalicioni PAN në Kuvend hyri me grupe të ndara. Gjatë atij mandati, LV-së iu larguan 13 deputetë. 12 formuan grupin e pavarur në parlament, ndërsa Donika Kadaj – Bujupi u rikthye në AAK.

Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e para nacionale në vitin 2019 dhe bashkë me LDK-në formuan Qeverinë Kurti I, që u rrëzua pas pak muajsh, me iniciativë të LDK—së.

LV-ja fitoi zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021, duke thyer të gjitha rekordet e votave të marrë ndonjëherë në Kosovë dhe duke siguruar shumicën parlamentare. Tani qeveris bashkë me pakicat dhe me Listën Guxo, me të cilën ishte në koalicion parazgjedhor. /Express/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

113 vjet nga Masakra e Ferizajt – Kujtesë për tre martirët e familjes Eshrefi dhe mijëra shqiptarë
Lajme

113 vjet nga Masakra e Ferizajt – Kujtesë për tre martirët e familjes Eshrefi dhe mijëra shqiptarë

October 21, 2025
249
Policia serbe e  bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc  
Lajme

Policia serbe e bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc  

October 21, 2025
26
Shteti i Kosovës ja jep 300 mijë euro partis se ish-nënkryetarit terr*orist Radoiçiq
Lajme

Sot seanca ndaj tre ‘ter*oristëve’ në rastin “Banjska”  

October 21, 2025
10
Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje
Lajme

Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje

October 20, 2025
8
Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri
Lajme

Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri

October 20, 2025
11
58 të vdekur për shtatë muaj nga 13 mijë aksidente në Kosovë
Lajme

58 të vdekur për shtatë muaj nga 13 mijë aksidente në Kosovë

October 20, 2025
9
Next Post
Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Viti – Sllatinë

Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Viti – Sllatinë

Më të fundit

  • 113 vjet nga Masakra e Ferizajt – Kujtesë për tre martirët e familjes Eshrefi dhe mijëra shqiptarë
  • Policia serbe e bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc  
  • Sot seanca ndaj tre ‘ter*oristëve’ në rastin “Banjska”  
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi