Nënkryetari i PDK-së dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Xhavit Haliti ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
“Nëse duam ta zbatojmë një rregull që e ka imponuar Kushtetuesja, duke e kushtëzuar qëndrimin e deputetëve në seancë, mendoj se deputeti duhet të prezent në çdo situatë në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar disa raste të caktuar nëse nuk janë dakord me atë që ndodh”, ka thënë Haliti.
Ai tutje ka thënë se PDK dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.
“Vjosën e kom pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë kaë qëndrime të kundërta”, ka thënë tutje Haliti në emisionin “Debat” të RTK-së.
Sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr tri pozicionet më të rëndësishme të shtetit, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet demokratik.
“OSe duhet lënë pozitën e presidentit për opozitën, ose të kemi një president konsensual. Në vijmë nga një mëndesi e tillë politikë, që domosdoshmërisht duhet ta shkatërrojmë kundërshtarin, mos ta përfillimin dhe të ndërtojmë të vetëm institucionet”, ka thënë Haliti.