• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Ja sa njerëz çdo minutë 11vdesin nga uria në botë”

09/07/2021 - 13:01:52
“Ja sa  njerëz çdo minutë 11vdesin nga uria në botë”

Organizata ndërkombëtare “Oxfam” tha se çdo minutë 11 njerëz vdesin nga uria në botë.

Oxfam është organizatë që merret me luftimin e varfërisë dhe të premten publikoi raportin “Shumëfishohet virusi i urisë”.

Lexo më shumë

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
17
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Organizata tha se numri i njerëzve që përballen me kushte jetese të urisë është rritur për gjashtë herë gjatë vitit të fundit.

Sipas, Oxfam, numri i të vdekurve nga uria tejkalon shifrën prej shtatë personash, sa vdesin në minutë nga sëmundja COVID-19.

“Të dhënat janë shokuese. Këto nuk janë vetëm statistika, pasi bëhet fjalë për njerëz që përballen me vuajtje të paimagjinueshme”, tha udhëheqësja e Oxfam America, Abby Maxman.

Organizata bëri të ditur se rreth 155 milionë njerëz në të gjithë botën aktualisht jetojnë me pasiguri për qasje në ushqim. Shifra shënon një ngritje prej 20 milionësh krahasuar me vitin e kaluar.

Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri, sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.

“Në shumë vende, në vend që të luftohet pandemia, palët në konflikt luftuan me njëra-tjetrën, duke u dhënë kështu goditjen e fundit miliona njerëzve të përballur me krizën ekonomike dhe katastrofat klimatike”, tha organizata.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por, shtetet duket se qëndrojnë indiferente ndaj këtij problemi, pasi Oxfam thotë se pavarësisht pandemisë, shpenzimet globale për armatim u rritën për 51 miliardë dollarë. Kjo shifër tejkalon së paku gjashtë herë shumën e cila i duhet Kombeve të Bashkuara për të frenuar urinë në botë.

“Uria vazhdon të përdoret si një armë lufte, duke penguar civilët nga qasja në ushqim dhe ujë dhe duke penguar ndihmën humanitare. Njerëzit nuk mund të jetojnë të sigurt ose të gjejnë ushqim kur tregjet e tyre po bombardohen dhe të korrat dhe bagëtia shkatërrohen”, tha Maxman.

Gjendja më e keqe, sipas raportit, është në Afganistan, Etiopi, Sudanin e Jugut, Siri dhe Jemen. Të gjithë këto vende janë të përfshira në konflikt.

Ndërkohë, ngrohja globale dhe pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit kanë shkaktuar një rritje prej 40 për qind të çmimeve globale të ushqimit.

Kjo rritje ka kontribuar që miliona njerëz të bien në pragun e urisë, tha raporti.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
17
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut
Bota

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

June 1, 2025
25
Zbulohet plani  britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore
Bota

Zbulohet plani britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

June 1, 2025
46
Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik
Bota

Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik

May 30, 2025
13
Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine
Bota

Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine

May 30, 2025
31
Next Post
Thellohet përçarja e “Guxo” në Ferizaj

Thellohet përçarja e “Guxo” në Ferizaj

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi