Futbollisti kosovar, Milot Rashica ishte protagonist në fitoren e Werder Bremenit kundër Schalkes, duke asistuar kështu për golin e vetëm në atë ndeshje.
Mirëpo Rashica nuk ishte edhe aq me fat pasi që po në atë ndeshje edhe pësoi një lëndim, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurse tani sipas faqes zyrtares të Bundesligës është thënë që ka mundësi që futbollisti kosovar të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Eintracht Frankfurt.
Skuadra e Milot Rashicës aktualisht është në pozitën e 17 me vetëm 25 pikë.