Vlora Çitaku njihet si njëra ndër politikanet më të suksesshme kosovare.
Çitaku e cila është edhe ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, së fundmi ka deklaruar pasurinë e saj për Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Bazuar në formularin e AKK-së, Çitaku nuk posedon shtëpi apo banesë personale.
Në emër të prindit ajo ka deklaruar tre banesa, vlera e së cilave kap shifren 165 mijë euro.
Çitaku nuk ka deklaruar as veturë, gjë e cila na lë të nënkuptojmë se ajo nuk posedon as veturë personale.
Kurse, në institucione financiare ajo ka deklaruar mbi 6 mijë euro.