Luana Vjollcen e njohim si prezentuese, por edhe si këngëtare, pasi ka prezantuar para publikut disa këngë me videoklipe.
Ndonëse është fytyrë e ekranit, profesioni I saj I vërtet lidhet me krejt diçka tjetër, me biznesin, për çka edhe është diplomuar.
“Në fakt përherë kam dashur çështje të lidhura me biznes, degë të cilën e kam përfunduar edhe fakultetin kështu që mendoj që atje do të jetë e ardhmja ime pasi të kem realizuar çfarë dua në sferat ku jam sot”, thotë bukuroshja nga Tirana.