• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja kur do të bëhen autostradat e Kosovës me pagesë?

17/09/2020 - 20:19:47
Ja kur do të bëhen autostradat e Kosovës me pagesë?

Përveç taksës që paguajnë për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, kosovarëve do të iu duhet të ndajnë para edhe për të kaluar nëpër autostradat e Kosovës. Por, kur do të fillojnë të aplikohen këto pagesa dhe sa do të jetë kostoja e qarkullimit?

Tash e dy vite, është dhënë paralajmërimi se qarkullimi në autostradat e vendit do të bëhet me pagesë. Si afat kohor për aplikimin e pagesave për autostradat “Ibrahim Rugova” e “Arbën Xhaferi”, ishte përmendur fillimi i vitit 2020.

Lexo më shumë

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
169
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

June 12, 2025
18

Por, ndonëse aktualisht jemi në muajin e nëntë të këtij viti, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Në Ministrinë e Infrastrukturës i kanë thënë Gazetës Express, se autostradat do të bëhen me pagesë, por se aktualisht një gjë e tillë nuk është në planin e punës afatshkurtër.

E për shumën e parave që duhet të paguajnë qytetarët për të kaluar nëpër këto dy autostrada, thonë se ende nuk është vendosur.

“Gjithsesi se autostradat kanë kosto të mirëmbajtjes, por tash për tash nuk e kemi në planin e punës afatshkurtër. Do të shohim modalitetet sesi duhet të bëhen autostradat me pagesa, duke mos e ngarkuar shumë edhe qytetarin. Por, autostradat do të bëhen me pagesë, sepse kanë kosto dhe në çdo vend janë me pagesë”, kanë deklaruar në MI.

Për planet që autostradat të bëhen me pagesa ishte deklaruar vjet edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Përfundimi i dy autostradave dhe angazhimi për përfundimin e dy të tjerave, është e kuptueshme që janë kosto për buxhetin e shtetit dhe prandaj, rrjedhimisht edhe është e kuptueshme që këto rrugë me standarde të larta duhet të kenë mundësi të mirëmbahen po në këtë standard, prandaj edhe po punohet, pa u ngutur, që të kemi në një të ardhme edhe pagesën rrugore, sikur çdo shtet i rajonit dhe më gjerë”, ka thënë Lekaj.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

As Lekaj nuk kishte dhënë çmim konkret se sa do të kushtojë kalimi nëpër to, por kishte thënë se tarifa do të jetë e përballueshme për të gjithë.

“Aq sa është e mjaftueshme për t’u mirëmbajtur këto autostrada nq nivelin e duhur dhe sipas standardeve evropiane. Por, kjo gjithsesi jo që të rëndohet papërballueshëm ekonomia familjare e as ajo e bizneseve të pjesëmarrësve në komunikacion”, kishte deklaruar ai për Express.

Por, kundër një pagese të tillë ishin deklaruar në Lëvizjen Vetëvendosje. Në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti kishin thënë se autostradat janë ndërtuar nga buxheti i shtetit dhe se nuk ka asnjë arsye për të shtuar pagesa të tjera.

“Ndërtimet e autostradave janë shoqëruar fillimisht me një jotransparencë të madhe e tutje edhe me skandale e afera të mëdha korruptive. Vetëm te kjo e fundit kishim skandalin e madh të 53 milionëshit. Pra këta që plaçkitën paranë publike gjatë ndërtimit tash propozojnë që populli të paguaj autostradën. Këto rrugë, autostrada, janë ndërtuar nga buxheti i shtetit dhe nuk ka asnjë arsye për të shtuar pagesa të tjera”, kishin deklaruar nga VV’ja për Express.

Ndryshe, dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.

Autostrada që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, është lëshuar për qarkullim më 27 nëntor të 2012-ës.

Ndërkohë, autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, është lëshuar për qarkullim më 29 maj të vitit të kaluar dhe i ka kushtuar buxhetit rreth 700 milionë euro.

Të dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka./Gazeta Express

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
169
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

June 12, 2025
18
Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave
Ekonomia

Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave

June 12, 2025
11
Bizneset protestojnë sot për tregun e lirë të energjisë
Ekonomia

Bizneset protestojnë sot për tregun e lirë të energjisë

June 11, 2025
8
KEK – Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B
Ekonomia

KEK-u fillon me sukses zbatimin për liberalizimin tregut të enregjisë

June 1, 2025
9
Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin
Ekonomia

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

May 30, 2025
23
Next Post
Mos pini më OKI, a e dini çfarë i bën trupit?

Mos pini më OKI, a e dini çfarë i bën trupit?

Më të fundit

  • Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin
  • Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati
  • Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi