Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.
Thaçi ka deklaruar se akuzat ndaj tij janë të paqëndrueshme dhe dëklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, shkruan Reporteri.net.
“Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. E ritheksoj, akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës si të paqëndrueshme.”, tha ai.