Ukraina shprehu gatishmërinë për ta pranuar propozimin e SHBA-së për ta miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve, thuhet në një deklaratë të përbashkët.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të natës se SHBA propozoi një armëpushim të përkohshëm të plotë, ndalimin e sulmeve me raketa, dronë dhe bomba, jo vetëm në Detin e Zi, por edhe përgjatë gjithë vijës së frontit.
“Ukraina është e gatshme ta pranojë këtë propozim – ne e shohim atë si një hap pozitiv dhe jemi të gatshëm ta ndërmarrim atë”, tha Zelensky, raporton The Guardian.
Shtetet e Bashkuara thanë se do ta heqin menjëherë pezullimin për ndarjen e inteligjencës dhe do ta rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën, raporton Reuters. Zyrtarët ukrainas thanë vonë të martën se ndihma dhe shkëmbimi i inteligjencës kanë rifilluar.
Në deklaratën e përbashkët të së martës, të dy vendet thanë se ranë dakord që ta përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve minerale kritike të Ukrainës.
Marrëveshja e mineraleve ka qenë duke u trajtuar për javë të tëra dhe u hodh në harresë pas një takimi të ashpër në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt midis presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili prej kohësh ka qenë një skeptik për ndihmën në Ukrainë, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Të dyja palët theksuan gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të ndihmës humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit, duke përfshirë shkëmbimin e robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të larguar me forcë.
Të dyja palët ranë dakord t’i emëronin ekipet e tyre negociuese dhe të fillonin menjëherë negociatat e paqes.