Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku e cila është mjaft aktive në rrjetin social Twitter i ka replikuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Kurti fillimisht ka uruar Dua Lipën për çmimin prestigjioz Grammy për albumin më të mirë të zhanrit Pop, postim të cilin e ka rishpërndarë babai i Dua Lipës.
Më pastaj ka ardhur edhe reagimi i Vlora Çitakut për Albin Kurtin duke e etiketuar këtë të fundit me fjalët “mirë se erdhe në grup”.
“Hey, Albin Kurti mirë se erdhe në grup”, ka shkruar Çitaku.