Policia e Kosovës ka kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në një shtëpi në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, aty janë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake, një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë.
“Mitrovicë Veri / 06.12.2023 – 14:35. Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/