Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot në një konferencë për media, pas takimeve që i pati me liderët në vend.
Thaçi tha se i ka njoftuar liderët për takimet që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai shtoi se me Isa Mustafën, liderin e LDK-së ka pasur një takim të shkëlqyer derisa, ka folur veç e veë për të gjitha takimet.
“Në kuadër të transparencës së plotë dhe bashkë përgjegjësive që kemi unë sot kam zhvilluar takime me liderët institucional dhe politik, duke filluar me liderin e LDK-së, z.Isa Mustafa që ka qenë një takim i shkëlqyer, kemi diskutuar për këtë proces që po kalojmë dhe u dakorduam si zakonisht që të kemi qëndrim të përbashkët me çështjet me rëndësi vitale, konsolidim të brendshëm dhe atë të jashtëm, e vlerësoj lartë kontributin e z.Mustafa që gjithmonë ka luajtur një rol konstruktiv.”