• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Izraeli tregon se kur do të nisë armëpushimi në Gazë

19/01/2025 - 09:53:58
Katari i dorëzon Izraelit dhe Hamasit draftin ‘përfundimtar’ të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Afati për nisjen e armëpushimit në Rripin e Gazës ka kaluar, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk ka mbajtur zotimin e tij për të ofruar emrat e tri pengjeve që pritej të liroheshin të dielën, në këmbim të dhjetëra palestinezëve të burgosur.

Në mbarë enklavën palestineze pati festime dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes.

Lexo më shumë

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
0
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
0

Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se emrat e tri pengjeve nuk u dorëzuan me kohë, në mënyrë që armëpushimi të hynte në fuqi në 08:30, sipas kohës lokale. Ai tha se ushtria izraelite ka vazhduar “sulmet, edhe tani po kryen sulme, brenda Gazës” dhe do të sulmojë derisa Hamasi të respektojë marrëveshjen.

Më vonë, ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një sërë caqesh të Hamasit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se të paktën tre persona u vranë mëngjesin e 19 janarit.

Hamasi tha se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit që u arrit më herët gjatë kësaj jave.

Një zyrtar izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se ndërmjetësit kanë ofruar siguri se lista me emrat e pengjeve do të dorëzohej dhe marrëveshja e armëpushimit ende është e vlefshme, edhe pse ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi.

Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Armëpushimi i planifikuar, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore.

Netanyahu tha se e ka udhëzuar ushtrinë që armëpushimi “të mos fillojë derisa Izraeli të marrë listën e pengjeve që do të lirohen, listë që Hamasi është zotuar se do ta ofrojë”.

Në fazën e parë 42-ditore të armëpushimit është paraparë të lirohen 33 pengje që mbahen në Gazë dhe qindra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael. Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre. Po ashtu, parashihet rritje e ndihmave humanitare për Gazën.

Ky do të ishte armëpushimi i dytë gjatë kësaj lufte, pasi mbi një vit më parë palët kishin pauzuar luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.

Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohen pjesa tjetër e pengjeve.

Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.

Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë. Rindërtimi – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite. Po ashtu, çështje e pazgjidhur mbetet edhe se si do të udhëhiqet Gaza pas konfliktit. /REL/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
0
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
0
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
0
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
3
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
9
Sot “Cirku” i  29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot “Cirku” i 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 9, 2025
2
Next Post
Hamasi liron dy pengje, edhe sa pritet t’i lirojë më vonë

Hamasi i dorëzon Izraelit emrat e pengjeve që do të lirohen

Më të fundit

  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
  • Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi