Mbrëmjen e së hënës në Frosinone të Italisë dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri – tjetrin përpara një lokali.
Shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre, më pas një 37-vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë.
Në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet raportojnë se i plagosuri u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka.
Vetë 37-vjeçari pas krimit është dorëzuar në polici.
Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kontrollit të prostitucionit në këtë zonë./abcnews.al