Reprezentuesja Malazeze Esma Muratovic nënshkruan kontratë një vjeçare me KHF Istogu.
Klubi i hendbollit i femrave, Istogu me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me reprezentuesen e Malit të Zi, Esma Muratovic.
Esma Muratovic është e njohur për publikun istogas, pasi që edhe më herët ishte pjesë e Istogut, përkatësisht para një viti.
Esma me klubin e Istogut kishte arritur suksese të mëdha, kishte fituar titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës, është zgjedhur hendbollistja me e mirë ne Kosovë.
Në sezonin e fundit Muratovic ishte pjesë e ekipit spanjoll CB San Joze Obrero.
Muratovic është 24 vjeçare, është paraqitur për te gjitha grupmoshat dhe atë të seleksionit “A” te njërës ndër përfaqësueseve më të forta evropiane, përfaqësueses së Malit të Zi.
Hendbollistja Muratovic ka karrierë të bujshme në Evropë, ku ishte pjesë e shumë skuadrave të forta evropiane.
Karriera e Muratovic ndër vite:
2020 – CB San Joze Obrero, Spanjë ??
2019 – KHF Istogu, Kosovë ??
2018 – Macabi Arazim Ramat ??
2017 – GSK Kastamonu Belediyesi ??
2016 – Madeira Andebo ??
2015 – WHC Danilovgrad ??
2014 – WHC Danilovgrad ??.
I urojmë mirëseardhje Esmes në ekipën tonë, thuhet në njoftimin e KHF Istogu, shkruan Telegramisot.com