Kuvendi Komunal i Istogut sot gjatë ditës ka nxjerrë një draft-deklaratë ku kërkon që të mbrohen vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Ky takim u mblodh nga grupi asamblistëve të PDK-së në këtë komunë të cilët gjithashtu morën mbështetje nga grupi i AAK-së dhe LDK-së. Kundër kësaj nisme dolën asambleistët e VV-së në këtë komunë që abstenuan ndërsa anëtari i asamblesë serbe votoi kundër.
Lajmi u njoftua për Telegraminsot nga asamblisti i PDK-së, Labinot Aliaj, i cili tregoi se kjo iniciativë i përkiste PDK-së, por më vonë u mbështet nga AAK dhe u votua nga LDK, ajo që ishte një surprizë për z. Aliaj, ishte abstenimi i VV-së, ndërsa dy asambleist serb u larguan nga salla e njeri votoi kundër, deklaroi Alija për Telegamisot.