Një person në qytetin e Istogut, është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje verbale rreth një telefoni ku më pas viktima si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net.
Tutje në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë:
“Istog 30.05.2020 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale rreth një telefoni e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.