Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, të martën është dërguar një grua pa shenja jete
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobrushë të Istogut.
“Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.
Po ashtu, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.