Ish zyrtari i lartë i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore (Sluzba Drzavne Bezbednosti), Vlado Dragicevic, kështu deklaroi sot para gjykatës në Hagë, për ish kreun e dikurshëm të atij shërbimi, Jovica Stanisic
”Mund të betohem se as unë, e as Stanisic nuk ishim agjentë të CIA’s” tha Dragisevic si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Stanisic dhe gjatë periudhës 1991-1995.
Abashkëpunëtorit të tij Frank Simatovic-Frenki, të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës jo serbe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë vokati mbrojtës i Stanisicit, Ian Edwards, më parë e kishte pyetur dëshmitarin “A keni qenë ju ndonjëherë agjentë të CIA?”, duke aluduar në dëshminë e djeshme të ish ambasadorit britanik në Serbi, Ivor Roberts, i cili me sugjerimin e prokurorit, konfirmoi se Stanisic ishte ‘agjent i fshehtë’ i CIA’s.
“Mund të betohem se asnjëherë nuk kam nënshkruar asnjë dokument bashkëpunimi me CIA” u përgjigj Dargaicevic, që ishte epror e drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar në SDB të Serbisë.
I pyetur për natyrën e bashkëpunimit mes Stanisic dhe të tijve me përfaqësuesin e CIA në Beograd, që nga 1992 e mëtej, Dragicevic u përgjigj: “Kjo ishte natyrë ekskluzivisht profesionale. Ishte marrëdhënie e vërtetë profesionale”.
Dragicevic i cili e konfirmoi vet se ishte pjesëmarrës në të gjitha takimet e Stanisic me përfaqësuesin e CIA e saktësoi se kjo ishte marrëdhënie në të cilën Stanisic “paraqitej si përfaqësues i një shërbimi ndaj një tjetër shërbimi” dhe “shkëmbente vetëm të dhëna për të cilat kishte autorizim”.
“Një agjent nuk ka aprovim të tillë, nëse ofron të dhëna vet, për para apo diçka tjetër…Diku e quajnë edhe tradhtar”, tha Dragicevic.
Për bashkëpunimin e Stanisic me CIA, ku ishte edhe vet pjesëmarrës, Dragicevic tha se “bazohej në mirëkuptim”, e përbëhej në “shkëmbimin e informacionit të leverdishëm për të dy palët”.
Si shembull ai paraqiti se SDB e Serbisë më 1992 kishte dhënë CIA’s “të gjitha të dhënat” e gjendjes politike dhe ushtarake në Republikën e Krahinës Serbe, të cilat ishin të “rëdësishme pĽr implementimin e planit të paqes së Vans”.
“Ishte marrëdhënie e vërtetë profesionale, të cilën e konsideronim se do të sillte vetëm përfitime vendit dhe shërbimit tonë”.
Sipas dëshmitarit, tema e diskutimit në takimin e parë të Stanisic dhe përfaqësuesit të CIA në fillim të vitit 1992 ishte “si të ndikohet tek politikanët”.
“Nuk më kujtohet për të cilët, por Miloevic ishte njëri prej tyre” tha Dragicevic.
Ai përshkroi edhe marrëdhënien e Stanisic dhe Milosevic, ku dëshmitari tha se Milosevic kishte “mosbesim të jashtëzakonshëm ndaj Stanisic. Nuk do ta quaja frikë, por, të themi mosbesim…Shumica e rrethit të ngushtë të Milosevic nuk e donin Stanisic”.Bashkëshortja Mirjana Milosevic haptas shfaqte përbuzjen totale ndaj Stanisic pas kishte “mendim të posaçëm se si gjërat duhej të rridhnin”, e as shefi i SDB së Serbisë nuk pajtohej me të.
Dëshmia e sotme e Dragicevic mbeti e njëjtë me atë të vitit 2011, në gjyqin e parë të Stanisis dhe Simatovic. Në atë dëshmi ai tregoi se kontaktet e Stanisic me CIA i kishte aprovuar Milosevic, të cilin SDB e kishte informuar “për detajet më të rëndësishme të bisedave” por jo edhe për “gjërat profesionale për të cilat presidenti nuk duhej informuar”.
Përfaqësuesin e CIA’s, emri i të cilit nuk u përmend në gjykatë, më së shumti i interesohej për “informacionin e SDB rreth terrenit në
Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë” si dhe “veprimtaria e Milosevic”, dëshmoi Dragicevic.
SDB kishte “provuar të shpjegoj qasjen e Milosevic” dhe jepte “informacionin që e kërkonte CIA”.
Dëshmitari dëshmoi se me 1993 “në disa raste kishte shkuar në Bosnjen lindore me përfaqësuesin e CIA, që të verifikojnë se në disa vende, për të cilat CIA kishte të dhëna, ekzistojnë varre masive” të jo serbëve.
“Më vonë edhe sekretarja e shtetit Madeleine Allbright erdhi për të verifikuar ekzistencën e varrezave masive” shtoi Dragicevic.
Protokolli zyrtar i bashkëpunimit me SDB dhe CIA’s ishte nënshkruar më 1996, e amerikanët më së shumti ju interesonte implementimit i Marrëveshjes së Dayton, siguria e ushtarëve amerikanë dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Në kuadër të atij bashkëpunimi, më 1995 ishte vendosur “punkt i CIA” në Republika Srpska, me ndihmën e SDB të Serbisë, tha Dragicevic.
Ai dëshmoi për kontributin e Stanisic, me aprovimin e Milosevic, në çlirimin e më shumë se 450 ushtarëve të UNPROFOR të cilët serbët e Bosnjës i kapën si peng në maj më 1995.
“Stanisic me nismën e tij, me aprovimin e Milosevic, bëri hapa që pengjet të liroheshin. Milosevic ishte skeptik se mund të kryhej diçka. Në atë kohë Milosevic nuk kishte kontakte me Ushtrinë e Republika Srpska për shkak të sanksioneve të Serbisë ndaj tyre” tha Dragicevic.
Vlerësimi i SDB të Serbisë, siç tha ai, ishte se gjërat kishin dalë jashtë kontrolli dhe marrja e pengjeve “dëmton të gjithë serbët”.
Në takimin e parë gjatë krizës së pengjeve, Stanisic, me të cilin Dragicevic ishte së bashku, kishte provuar që të i shpjegonte Radovan Karadjic në Bijeljina “aspektet dhe pasojat negative” të marrjes së pengjeve, përfshi edhe “sulmin e mundshëm të NATO’s me qëllim të lirimit të tyre”.
Bisedimet ishin të “rënda e dhimbshme”, e Karadjic “kërkonte mbështetje dhe logjistike dhe materiale nga Serbia të cilën ne nuk mund të ja premtonim” tha dëshmitari.
Liderëve të serbëve në krahinën e Kninit, Milan Martic dhe Milan Babic, që po ashtu ishin të pranishëm, Stanisic ju kishte thënë se ideja e shpalljes së bashkimit të Serbisë dhe Krajinës, që ata e kishin prirje ishte “marrëzi”.
Stanisic kishte provuar më vonë të bindë edhe komandantin e ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladic, të lirojë pengjet. Sipas dëshmitarit, SDB kishte informacion të pakonfirmuar se Mladic “kishte dashur të i vriste Stanisic, Simatovic dhe mua kur ishim në shtabin e tij”.
“Përgjegjësia kryesore për marrjen e pengjeve i bie ushtrisë së republikës serbe dhe gjeneralit Mladic” tha Dragicevic.
Dëshmitari deklaroi se Stanisic për shkak të meritave në lirimin e pengjeve, e më vonë edhe lirimin e pilotëve francezë të rrëzuar më vonë në 1996, në Paris ishte nderuar me “Medaljen e Shërbimit Francez të informimit DGSE”.
Në të njëjtin vit, delegacioni i SDB së Serbisë në krye me Stanisic, e bënte pjesë edhe Dragicevic, vizituan CIA. Delegacioni i shërbimit amerikan kishte vizituar Beogradin në mars të 1996, tha ai.
Dragicevic e konfirmoi se CIA në dokumente zyrtare kishte vlerësuar se “SDB është e suksesshme e cila me sukses po përballet me ekstremizmin e djathtë në zbatimin e politikave paqësore të institucioneve shtetërore dhe presidentit Milosevic”.
Bashkëpunimi i CIA dhe SDB ishte për palën amerikane “e një rëndësie të veçantë për zbatimin e Marrëveshjes së Dayton dhe sigurisë së ushtarëve amerikanë në Bosnje e Hercegovinë”, tha Dragicevic, i cili nesër do të përballet me pyetjet e prokurorëve.