• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ish- sekretari i VV: Qeveria Kurti dhe VV’ja po përdorin standarde të dyfishta

27/05/2020 - 14:45:31
Sot ka protestë në Prishtinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, që ka qenë sekretar organizativ i Lëvizjës Vetëvendosje, thotë se partia e Albin Kurtit, po mban protestë kundër masave kufizuese që vetë i ka caktuar.

Sipas Molliqajt, Qeveria Kurti dhe VV’ja po përdorin standarde të dyfishta, dhe thotë se për qëllime elektroale, janë hapur xhamitë para shkollave.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14

“Përtej oportunizmit elektoral, nuk ka asnjë kuptim hapja e xhamive para shkollave e kafeneve. Në këto të parat frekuentojnë në masa të madhe persona të moshës së tretë, që janë më të rrezikuar nga virusi.

Ndërkaq, kafenetë e gastronomia përveç që janë aktivitet kyç ekonomik, nuk i mbledhin në hapësirë të mbyllur me të rrezikuarit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Shkrimi i plotë i kryetarit të PSD’së:

Vetëvendosje po planifikon të mbajë protestë në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese. Shumë mirë që po e shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike. Tash, pasi haptazi po e shfaqin standardin e dyfishtë duke organizuar protesta, por në kundërshtim me masat kufizuese të cilat i kanë vendosur vet, ka ardhur koha që keto masa të hiqen plotësisht.

Rruga që ka zgjedhur qeveria për t’u mbrojtur nga pandemia është dritëshkurtër. Halli i vetëm i tyre është dukja para opinionit publik.

Masat e rrepta kufizuese, të paktën do të duhej të shoqëroheshin me sa më shumë testime.

E kundërta ka ndodhur, masat kufizuese, edhe pse të gabuara në rreptësinë e tyre, ishin diskriminuese ne zbatim. Karantina në Qendrën e Studentëve nuk duhet të kalojë pa një hetim gjithëpërfshirës. Shkeljet e diskriminimet aty kanë nisur që prej selektimit të personave, deri tek kohëzgjatja e qëndrimit e trajtimi në karantinë.

Ndërhyrjet në ekonomi në anën tjetër jane tejet të pamjaftueshme. Mosndërhyrja në kohën e duhur me masa ekonomike do t’i kushtoj shumë ekonomisë, e për këtë duhet mbajtur përgjegjës Kurti e Bislimi, pavarësisht se në çfarë pozicioni mund të jenë nesër.

Përtej oportunizmit elektoral, nuk ka asnjë kuptim hapja e xhamive para shkollave e kafeneve. Në këto të parat frekuentojnë në masa të madhe persona të moshës së tretë, që janë më të rrezikuar nga virusi. Ndërkaq, kafenetë e gastronomia përveç që janë aktivitet kyç ekonomik, nuk i mbledhin në hapësirë të mbyllur me të rrezikuarit.

Duke instrumentalizuar shoqërinë civile, Qeveria Kurti ka organizuar protestë kur masat ishin ende tejet të rrepta, kur njerëzit arrestoheshin e futeshin në karantinë pse kishin dalë për nevojat e tyre. Edhe sot është njëjtë, masat janë në fuqi nga Qeveria, vetë ajo ndërkaq po proteston. Masat duhet të hiqen për të gjithë! Edhe ata qe nuk protestojnë për ta mbrojtur qeverinë janë qytetarë.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
17
Next Post
Deputeti i VV-së: Në RTK duhet menaxhim më i mirë

Deputeti i VV-së: Në RTK duhet menaxhim më i mirë

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi