Partia Demokratike e Kosovës dje e ka zgjedhur strukturat e reja në kryesinë e saj.
Për shumë kënd, ka qenë edhe befasi pasi shumë emra të rinj, tani janë në përbërjen e re të kryesisë në PDK. Ajo se çfarë është vërejtur më shumë është mungesa e emrave të disa komadantëve, që njihen edhe si të “fortit” në PDK.
Mungesa e emrit të Sami Lushtakut, Elmi Reçica, Xhavit Haliti, për shumë kënd është befasi.
Ende nuk dihet saktë, se a janë larguar nga kryetari i ri Memli Krasniqi, apo nuk ka pasur vullnet nga këto figura të përfshihen në kryesinë e re.
Ndryshe pjesë e kryesisë tani janë edhe shumë emra të rinj, si: Vlora Çitaku, Bernard Nikaj, Muzafer Shala dhe figura tjera.