• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ish-presidentët dhe Osmani nderojnë presidentin historik Ibrahim Rugova, e quajnë arkitekt të shtetit

24/05/2021 - 12:18:32
Ish-presidentët dhe Osmani nderojnë presidentin historik Ibrahim Rugova, e quajnë arkitekt të shtetit

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe presidentja aktuale Vjosa Osmani, bënë homazhe sot te shtatorja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidentja Osmani tha se “dita filloi duke nderuar arkitektin e shtetit tonë”.

Lexo më shumë

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
13
“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

May 22, 2025
16

“Ai bëri bashkë shtetin e Kosovës. 24 Maji është ditë e rëndësishme sepse afërsisht 3 dekada më herët, qytetarët e Kosovës treguan cili është vullneti i tyre për shtet të pavarur, prandaj, duke marrë për bazë që ishin zgjedhjet e para dhe themeluar institucionet, presidenti Rugova këtë ditë e shpalli Ditë të Presidentit”, tha Osmani para mediave.

Edhe ish-presidentët e quajtën Rugovën arkitekt të shtetit të Kosovës.

“Unë vërtetë mund të them se është një nga ngjarjet e rëndësishme ajo që është zhvilluar në vitin 1992, ishin zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, ishte prova e parë, ishte referendumi i përsëritur i Kosovës për lirinë dhe pavarësisë e saj. Presidenti historik doktor Ibrahim Rugova është ikonë e pashembullt në gjithë epokat”, ka thënë Sejdiu.

Jahjaga gjithashtu tha se 24 maji është ditë e veçantë.

“24 maji është një datë e veçantë sepse neve po kujtojmë një figurë të rëndësishme të popullit të Kosovës, presidentin historik i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pikërisht me 24 maj 1992. Presidenti Rugova ishte ai i cili udhëhoqi popullin Kosovës në periudhat më të rënda në të cilat neve po ballafaqoheshim si popull dhe shtet në rrezikun e shfarosjes edhe të kombit tonë”, është shprehur Jahjaga.

Edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli është shprehur se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë shumë për demokracinë e vendit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Është një ditë përmes së cilës e, kujtojmë presidentin historik dhe veprën e tij. Mos të harrojmë asnjëherë se presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe demokraci kështu që ia vlen gjithmonë ta kujtojmë me një manifestim simbolik”, tha Pacolli.

Sot në Kosovë po shënohet Dita e Presidentit, ishte shpallur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
13
“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
Bota

“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

May 22, 2025
16
Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington
Lajme

Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington

May 22, 2025
11
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes pacient ra nga kati i tretë i spitalit në veri të Mitrovicës

May 22, 2025
12
Në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy persona për ideologji terroriste
Lajme

Në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy persona për ideologji terroriste

May 22, 2025
12
Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet

May 21, 2025
10
Next Post
Kurti, UNESCO-s: Jemi të përkushtuar të mbrojmë trashëgiminë kulturore në Kosovë

Kurti, UNESCO-s: Jemi të përkushtuar të mbrojmë trashëgiminë kulturore në Kosovë

Më të fundit

  • Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
  • “Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
  • Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi