Ish portieri i Kombëtarës së Kosovës, Bledar Hajdini ka njoftuar se është futbollist i lirë dhe së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.
Këtë njoftimin ‘gardiani i portës’ e ka bërë në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
“Përmes këtij shkrimi dua të i’u informoj që nga sot jam lojtar i lirë sepse deri sot kam pasur probleme me dokumente të cilat përmes FFK-së i kam rregulluar. Por e mira e gjithë kësaj është se gjatë gjithë kohes jam përgaditur dhe stërvitur që të rikthehem në nivelet sa më të larta ku edhe kam qenë. Shumë shpejt do te njoftoheni për ekipin tim të ri sepse jam në bisedime me disa skuadra”.
Hajdini më parë ka mbrojtur portën e ekipeve si Trepça 89 dhe Llapi.