• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ish-nënkryetari dhe ministri e “godet” e fortë PDK-në

08/04/2021 - 17:19:43
Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së PDK-së

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Arsim Bajrami e konsideron të gabuar vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas tij, me këtë është treguar papjekuri politike. Njësoj gabim, sipas Bajramit, ka qenë edhe votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohën e pandemisë.

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami vlerëson se është jashtëzakonisht me rëndësi që në Kosovë ka ndodhur një tranzicion paqësor i pushtetit duke u kompletuar kështu formimi i institucioneve.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ku përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e opozitës nuk mori pjesë në votim, Bajrami vlerëson se është qasje e gabuar, sidomos nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Çdo kund në pluralizëm ka taktika politike, si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, nënkryetar për 17 vite e quaj të gabuar logjikën e PDK-së për të mos marrë pjesë në seancën ku themelohen institucionet. Nuk është kjo esenca e PDK-së, nuk është kjo origjina dhe filozofia që ne e kemi ndërtuar. Partia Demokratike është parti institucionaliste, shtetformuese dhe nuk duhet të bojkotoje asnjë seancë ku zgjidhen institucionet shtetërore, ajo mund të votojë kundër, mund të abstenojë por asesi të bojkotojë themelimin e institucioneve shtetërore për të cilat PDK ka dhënë kontribut dhe është partia kryesore shtetformuese”, thotë Bajrami.

Lexo më shumë

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24

Gabime me politika adoleshente i konsideron Bajrami veprimet për braktisje të seancave të Kuvendit në të cilat vendoset për kryetarin e shtetit.

“Ky shtet është krijuar nga PDK dhe LDK, por kryesisht nga PDK, në momentin kur PDK i ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 ne kemi përgatitu deklaratën e pavarësisë ne kemi shkruar Kushtetutën dhe neve nuk na lejohen gabime të braktisim seancat me politika adoleshente dhe të tregojmë papjekuri politike dhe të zbehim karakterin tonë shtetëror”, thotë Bajrami.

Sipas Bajramit, PDK ka gabuar edhe një vit më parë kur e ka përkrahur rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë.

“U kam sugjeruar miqve të mi edhe në kohë pandemie që mos të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie (mars 2020), në kohë të një krize kombëtare, të abstenojnë dhe të tregojnë lidership dhe ta lënë këtë si një problem, konflikt të brendshëm, në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe nuk më kanë dëgjuar, kanë gabuar dhe e kanë pranuar se kanë gabuar”, thotë Bajrami për Kosovapress.

Megjithatë, Bajrami thotë se PDK do të duhej të kalonte këto gabime dhe të angazhohej për një opozitë të fortë për çka tha se të njëjtit kanë përvojë.

Bajrami nuk sheh opozitë të bashkuar PDK-LDK.

“Është mirë që kjo opozitë të jetë shumë aktive, nuk po flas për një opozitë të bashkuar sepse unë sa i njoh këto dy parti (PDK-LDK) në opozitë nuk mund të bashkohen sepse kanë probleme, por besoj fuqishëm që Partia Demokratike do të konsolidohet si opozitë dhe do ta rikthejë përvojën e kabinetit të qeverisjes së mirë të viteve 2005-2007, kur përmes kabinetit të qeverisjes së mirë ka arritur që të ndërtoje politika alternative dhe të fitojë besimin e popullit dhe të fitojë zgjedhjet”, shton Bajrami.

Arsim Bajrami, deputet ne pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe dy herë ministër, e sheh pozitive një qeveri me shumicën në Kuvend meqë siç thotë ai, ndërpritet praktika e shpeshtë e rrëzimit të qeverive me mocione mosbesimi.

Ai shton se qeveria e zgjedhur, në krye me Albin Kurtin duhet të tregohet e përgjegjshme dhe, siç thotë ai, të largojë arrogancën politike, e pushtetin ta kuptojë si besim duke u transformuar në shërbim të qytetarëve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
Lajme

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24
Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
15
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Shqiptari i heq prizën e respiratorit, vdes 76-vjeçari

Më të fundit

  • Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës
  • Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi