• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ish-ministri Zemaj dyshon se po fshihen numrat e vdekjeve dhe të infektuarve nga koronavirusi

14/05/2021 - 19:06:18
Ish-ministri Zemaj dyshon se po fshihen numrat e vdekjeve dhe të infektuarve nga koronavirusi

Armend Zemaj, deputeti i LDK-së, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë, ka thënë që ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.

HTML Image as link Qries
“Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. Kam kërkuar që këto informacione zyrtare të përcillen përmes shtabeve emergjente. Sot kam komunikuar me disa zyrtarë të komunave dhe familjarët e tyre kanë adresuar që X personi ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka rezultuar si i vdekur dhe nuk është i pasqyruar në statistikat e dhëna”.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

“Këtë po e përmendi sepse Kosova gjatë gjithë kësaj kohe në menaxhimin e vështirë që e kemi pasë, kemi qenë 2 3 adresime të suksesit që i kemi pasë dhe që na kanë bërë të dallojmë prej vendeve tjera”, është shprehur Zemaj.

Ai ka thënë që tollovia që është krijuar sot te qendra “1 Tetori”, nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte injoruar situata.

“Kjo është një neglizhencë e tepruar, e skajshme edhe në aspektin fizik por edhe në aspektin human. Është treguar që nuk është në fokus menaxhimi i pandemisë dhe ardhja dhe përcjellja e vaksinave ka ngritur më shumë dilema në ruajtjen e shëndetit, sesa në rritjen e efikasitetit të vaksinimit. Kjo është vetëm faza e parë, pasi është doza e parë që e marrin qoftë personeli shëndetësor ose qytetarët sipas kategorisë së moshave”.

“Nëse do kishte mbikëqyrje strikte dhe do të ishte bërë përgatitja sipas planit të imunizimit, atëherë nuk do të ndodhnin këto skena. Nuk janë marrë me përgatitjen dhe shtrirjen e shpërndarjes së vaksinimit. Kjo është esenca e mospërfilljes as të protokollit për vaksinim dhe as të planit të imunizimit. Kjo nuk do të ndodhte fare edhe në objektin e sallës “1 Tetori” po të kishte vigjilencë dhe seriozitet në trajtimin edhe hapësirave që ofron salla, atëherë nuk do të ndodhte ky grumbullim”, u shpreh ai në Klan Kosova.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
Zyrtarja e LDK-së: Jemi kundër një ekipi negociator me të gjitha partitë

Zyrtarja e LDK-së: Jemi kundër një ekipi negociator me të gjitha partitë

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi