Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka folur për situatën epidemiologjike në Kosovë, duke theksuar se me kujdes të shtuar mund të tejkalohet kjo gjendje e rëndë.
Mes tjerash, ai tha se në disa vende të Evropës veçse ka filluar vaksinimi masiv kështu që situata po ndryshon edhe në Kosovë.
Sipas Aganit nuk do të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19, sepse shumica e popullatës veç e kanë kaluar këtë infeksion.
“Në vijimi do të kemi në gjendje e cila në masë të madhe do të varet edhe nga gjendja epidemiologjike në shtete në rajon dhe më gjerë. Por natyrisht se kjo situatë duhet me qenë subjekt i një vrojtimi të vazhdueshëm të institucioneve të vendit dhe përcjelljen sistematike. Përfundimisht me një kujdes të shtuar lidhur me atë se çka mund të ndodhë duke pasur parasysh se në Evropë kemi të ndryshme sepse në disa shtete evropiane ka filluar edhe vaksinimi masiv kështu që situata po ndryshon dhe te ne”, u shpreh Agani për EO.
Tutje, Agani shtoi se dy valët e deritanishme kanë treguar që me menaxhimin që është bërë vendi ka arritur që t’i përgjigjet në masë të duhur trajtimit klinik për shërbime spitalore, duke shtuar se edhe vala e tretë nuk do të jetë një befasi tjetër.