Ish-kreu i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, deklaron se Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe Smajl Hajdari duhet të jenë vrarë në kohën kur u rebeluan kundër Ibrahim Rugovës.
Këtë deklaratë ish-kreu i LPK-së e ka bërë me anë të një postimi publik në profilin e tij në Facebook.
Personat e apostrofuar nga Ibrahim Kelmendi janë vrarë në mënyrë të mistershme, ndërsa autorët e vrasjeve ndodhen akoma të lirë.
Familjarët e të vrarëve vazhdimisht kanë kërkuar drejtësi për ta, por organet e drejtësisë deri më tani nuk kanë arritur t’u bien në gjurmë vrasësve.