Ish këshilltari politik i kryeministrit Kurti I, Driton Tali, ka bërë një postim ‘fiqirues’ në profilin e tij në Facebook në lidhje me kokainën e konfiskuar në Lipjan gjatë ditës së djeshme.
Tali ka lidhur sasinë e substancës narkotike kokainë të zënë në Lipjan me politikanët tanë, por pa përmendur emra.
“Qysh mujtën me gjetë drogën aq mirë t’msheftë a s’mujshin m’i ra n’fije pasunimit marramendës të politikanëve me rroga ka 1.500 e 2.000 euro.” – ka thënë z. Tali, përcjell Periskopi.
Operacioni për sekuestrimin e kokainës ishte bërë nga DEA amerikane me bashkëpunimin e policisë shqiptare, kosovare dhe italiane.
Statusi i plotë:
Fiqirim!
Qysh mujtën me gjetë drogën aq mirë t’msheftë a s’mujshin m’i ra n’fije pasunimit marramendës të politikanëve me rroga ka 1.500 e 2.000 euro.
Interesant a, droga e msheftë e pasunija ashiqare?!