Ish-futbollisti turk Sezer Ozturk, është përfshirë në një incident të armatosur.
Ozturk e ka vrarë një person dhe i ka plagosur katër persona të tjerë.
Dyshohet se deri tek ky rast ka ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv.
Sezer Ozturk ka luajtur më parë edhe për Fenerbahçen dhe Bayer Leverkusenin.