Ish-drejtori i CIA-së, David Petreaus ka folur në lidhje me luftën Izrael-Palestinë që filloi më 7 tetor, ku ka marrë qindra jetë njerëzish, mes tyre dhe fëmijë.
Ai theksoi se Hamas duhet të shkatërrohet ndërsa shtoi se Izraeli duhet të dalë me një plan pas lufte.
Petreaus e cilësoi Hamasin një grup që nuk është në gjendje të bëjë negociata e as të pajtohet.
“Ajo që duket e qartë është se shpërqendrimi nga Hamas pasi Izraeli i kishte krijuar kushtet me forcë ajrore dhe me drone, duhet të shkonin shtëpi më shtëpi në përpjekje për të shkatërruar një armik. Unë bie dakord me lidershipin e Izraelit se Hamas duhet të shkatërrohet. Ky është një grup ekstremist, nuk janë në gjendje për të bërë negociata e as për t’u pajtuar. Ata duhet të shkatërrohen”, ka deklaruar ai në për Euronews Albania.