Nol Nushi që dikur ishtë aktvist i Lëvizjes Vetëvendosje, e tashmë sekretar i PSD-së, në një intervistë për InDoks ka thënë se Vetëvendosja ka ardhur në pushtet duke sharë e kritikuar të tjerët.
Nushi ka thënë se nuk është i befasuar se si Vetëvendosje ka nisur të aplikoi stilin e njëjtë të kapjes së shtetit, sa për fillim, të ndërmarrjeve publike.
“Këto shenja i kemi nuhatur shumë moti. Po tentohet të bëhët diçka që nuk është legjitime, realisht anti ligjore është jo etike të bëjë dikush nga Vetëvendosja, e cila është rritur në skenë politike duke i sharë të tjerët, me ato veprime po dëshiron të mbetet në pushtet është dyfish problematike.
Tendencat janë ashiqare të mbetet në pushtet sa më gjatë të instalohet në çdo vrimë dikush i partisë i besushëm të ketë kontroll në secilën sferë të qeverisë. Ndërmarrjet publike në vend që kontrollohen nga borde që kryesisht emërohen nga Qeveria, por disa edhe nga Kuvendi, për krejt periudhën e pas pavarësisë së Kosovës ishin stërmbushura me militantë partish.
Me njerëz të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës e madje rendi u kishte ardhur që të çonin atje njerëz edhe partive të vocërra që herë pas herë i bashkoheshin këtyre partive nëpër koalicione qeveritare. Publiku kishte pritur një qasje tjetër nga Qeveria e Albin Kurtit, e emëruar edhe si Qeveria e Shpresës”, ka shkruar Nushi.