Kreu i LDK’së, Isa Mustafa sot ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Mbledhja është paraparë të mbahet sot në ora 14:30 në selinë e partisë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Ndryshe, Mustafa gjatë kësaj jave i ka mbledhur edhe kryetarët e degëve si dhe gjatë të shtunës që lamë pas kryesinë e partisë.