• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Isa Mustafa, e jep lajmin e ëmbël për LDK-në e të hidhurin për VV-në

29/01/2025 - 14:36:24
Isa Mustafa, e jep lajmin e ëmbël për LDK-në e të hidhurin për VV-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson në rikthim të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 9 shkurt. Mustafa, që ka udhëhequr me LDK’në për mbi 10 vjet, ka thënë se kjo parti do të del e fituese në këto zgjedhje.

Në një deklaratë për Reporterin, Mustafa e ka quajtur “masakër” e “lloj holokausti për zhbërje politike” atë që i ndodhi LDK’së para katër vitesh. Në zgjedhjet e vitit 2021, LDK doli e treta me 12,7 përqind. Sipas tij, në këtë rënie të LDK’së kontribuan akterët e brendshëm por edhe ndërkombëtarë.

Lexo më shumë

T’përbashkuar në marrëzi

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
11
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10

“Mendoj se pas masakrës që iu bë LDK-së në vitin 2021 ( një lloj holokausti për zhbërje politike) nga shumë akter të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, ajo falë atyre që i qëndruan besnik po rikëmbet, maskat e mashtrimeve dhe e profiterëve po bien, po merr përkrahje të gjerë të qytetarëve dhe do të delë fituese, sepse e meriton”, ka deklaruar Mustafa.

Në vend, tash e 19 ditë ka nisur fushata, edhe zyrtarisht. Fushatën e opozitës, Mustafa e ka cilësuar si shumë të emancipuar, e për partinë në pushtet ka thënë se po përdorë gjuhë ofenduese e denigruese në mungesë të rezultateve.

Thotë se ka filluar të ushtrojë opozitarizmin ende pa përfunduar zgjedhjet.

“Me mesazhe pozitive, oferta të qarta e respektim të qytetarëve, si LDK, PDK, AAK por edhe Lista për familjen, si subjekt i ri zgjedhor. Në të kundërtën VV në mungesë të rezultateve, po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe denigruese. Kam përshtypjen se po e ofendon dhe dëmton më shumë vetëveten sesa të tjerët. Ose se nuk ka besim të qeverisë dhe ka filluar ta ushtrojë opozitarizmin para se të përfundojnë zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Para dy ditësh, për zgjedhjet e 9 shkurtit bëri një postim edhe Akademiku Rexhep Qosja, kundërshtari i përbetuar i Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Qosja tha se ka vendosur që të dalë në zgjedhje pas 25 vjetësh, duke theksuar se hera e fundit kur ka votuar ka qenë viti 2000. Ai doli hapur në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti.

Për deklaratat e Qosjes në këtë postim, Mustafa ka pasur një përgjigje të shkurtë.

“Akademik Qosja është shkrimtar dhe intelektual i njohur. Në politikë nuk i eci hiç”, ka thënë Mustafa për Reporteri.net.

Ndryshe, Isa Mustafa ka udhëhequr me Lidhjen Demokratike të Kosovës nga viti 2010 deri në vitin 2021. Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Mustafa dha dorëheqje nga kjo pozitë, duke u bërë kryetari i parë i kësaj partie që jep dorëheqje.

“Unë do të isha i lehtësuar po ta dinja se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje. E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse??? Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK ka zgjedhur partneritetin me SHBA-të. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore”, kishte shkruar Mustafa, në një postim në Facebook, në shkurt të vitit 2021.

Ai ka qenë Kryeministër i Kosovës gjatë viteve 2014-2017, teksa më herët ka udhëhequr edhe me Kryeqytetin, gjatë viteve 2007-2013.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

T’përbashkuar në marrëzi
Lajme

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
11
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
Lajme

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
20
Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
Lajme

Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit

May 17, 2025
11
Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme

Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

May 17, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 17 në Kuvendin e Kosovës

May 17, 2025
6
Next Post
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Vdes me paragllajd djali në Istog

Më të fundit

  • T’përbashkuar në marrëzi
  • Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
  • Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi