Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, po thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje sa i përket rastit të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu edhe për punën e fondit të tre 3%.
Abazi thotë se për t’u bërë një gjë e tillë nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë speciale, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…
Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj.
Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht.