Irani është zotuar që të ekzekutojë një burrë i cili akuzohet që të jetë spiuni i CIA-s dhe Mossad-it që u tregoi amerikanëve vendndodhjen e gjeneralit Soleimani.
Ky i fundit u vra me anë të një sulmi të realizuar me dron.
Irani pretendon se Seyed Mahmoud Mousavi Majd, një shtetas iranian, pranoi para si nga shërbimet e inteligjencës amerikane ashtu edhe nga ato izraelite në këmbim të informacionit për vendndodhjen e Soleimani-it.
Ai u dënua me vdekje ditëve të fundit dhe dënimi do të ekzekutohet “shumë shpejt”, njoftoi zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë në Iran.
Soleimani, lideri kryesor i ushtrisë së Iranit, i cili drejtonte Forcat Quds u vra në nj sulm të realizuar me dron nga ana e SHBA-ve në aeroportin e Baghdad-it më 3 janar.
Sulmi rriti akoma më shumë frikën e një konflikti mes SHBA-ve dhe Iranit pasi Tehran-i pretoi që të hakmerrej.