Tre persona të cilët kanë ndërruar jetë disa ditë më parë nga veriu i Kosovës nga COVID-19, sot janë përfshirë në listat e të vdekurve në Kosovë.
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës bën me dije se janë raportuar tre të vdekur nga veriu i Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
“Nga komuna e Mitrovicës së Veriut janë raportuar dy (2) raste të vdekjes dhe nga komuna e Leposaviqit një (1) rast i vdekjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ISHPK-së.
Ndryshe, tani janë plot 15 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.